Jessica Alba mendon për një tjetër fëmijë?

25/08/2010 21:30

Jessica Alba vazhdon të shijojë jetën familjare si mama por njëkohësisht po mendon edhe për kinemanë pasi ka pranuar të marrë pjesë në një film të Robert Rodriguez.

Por a është e kënaqur bukuroshja amerikane vetëm me një fëmijë? Zëra të ndryshëm pohojnë se ajo tashmë po mendon të sjellë në jetë nje tjetër krijesë.

Sipas “Hollywood Reporter”, Alba do luajë në filmin “Spy Kids 4: All the Time in the World”, cka do të thotë se ajo është lidhur pazgjidhshmërisht me fëmijët. Në këtë pjesë do të zbresin në sheshxhirim edhe Antonio Banderas and Carla Gugino, të cilët kanë qënë të pransihëm edhe në tre seritë e para.

Top Channel