Itali, sekuestrohen 500 vepra arti false

25/08/2010 08:10

Një operacion i madh i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 500 veprave të artit false, me një vlerë prej 7 milionë eurosh. 12 persona janë çuar për hetim.

Konfiskimet kanë ndodhur në shtëpitë e koleksionistëve privatë që i kishin blerë në web, të bindur se kishin “bërë një investim të mirë”.

Piktura, vizatime dhe grafika ishin të gjitha kopje të artistëve të mëdhenj modernë dhe bashkëkohorë.

Mes tyre edhe Matisse, Magritte, De Chirico e Guttuso.

Veprat falso janë gjykuar nga ekspertët si të cilësisë së madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA