Elin: Kalova ferrin pas skandalit të Tiger

25/08/2010 19:10

Pasi ka siguruar divorcin dhe luksin e rreth 500 milionë dollarëve, ish zonja Woods, Elin Nordegren flet publikisht për periudhën e errët që kaloi pas skandalit seksual të golfistit Tiger Woods.

Ajo ka zgjedhur revistën “People” për të komentuar rrugëtimin e vështirë drejt divorcit. “Ndihem më e fortë se kurrë sepse kam besim në vlerat e mija dhe në vendimet që marr”, thekson bukuroshja suedeze. Ajo shton se ka kaluar ferrin që kur nisi gjithcka.

“Eshtë e vështirë kur kupton se nuk jeton në një jetë reale. Por unë mbijetova, ishte e vështirë por nuk më mori jetën. Në fillim isha e shokuar dhe kisha shumë urrejtje e zhgënjim për humbjen e kësaj familjeje që e doja aq shumë. Për shumë muaj u përpoqëm ta harronim por në fund kuptuam se një martesë pa besim dhe dashuri nuk është pozitive për askënd. Plani im i ri është të mësohem me këtë situatë”, shton Nordegren. Në vijim ajo qartësoi atë cfarë ndodhi në mëngjesin e 27 gushtit kur ish bashkëshorti u përplas me makinë.

“Nuk ka pasur asnjëherë dhunë. Zërat që thonë se e godita me një shkop golfi janë të pavërteta. Tiger atë natë doli dhe duke parë se nuk po kthehej, dola ta kërkoja. Kur e pashë të aksidentuar bëra gjithcka për ta nxjerrë jashtë. Të mendosh se ndodhi dicka tjetër është tërësisht e pavërtetë”, shton 30 vjecarja.   

Top Channel