Miss Universi, fiton meksikania 22 vjecare
24/08/2010 08:10
22 vjecarja meksikane Jimena Navarrete ka fituar kurorën e Miss Universit 2010 që u zhvillua dje në mbremje në Las Vegas.
Vendin e dytë e ka zënë bukuroshja nga Xhamajka Yendi Phillipps, e ndjekur nga Miss Australia, Jesinta Campbell. Fituesja me origjinë nga Guadalajara është e 59-ta në historinë e Miss Universit që vendos kurorën në kokë.
Në garë kanë marrë pjesë 83 vende të botës. Fituesja e këtij edicioni pason një tjetër amerikano-latine, venezuelianen Stefania Fernandez.
Top Channel