Berisha: Bashkëpunim me opozitën

24/08/2010 08:00

Me mbylljen e pushimeve të verës dhe nisjen e punës së politikës me kohë të plotë, mazhoranca do të paraqesë propozimet e saj drejtuar Partise Socialiste për mënyrën e gjetjes së një kompromisi për hetimin e zgjedhjeve.

Veprimin e demokratëve e lajmëroi kryeministri Sali Berisha, i cili këtë herë zgjodhi Kalane e Petreles, në periferi te Tiranes për të komunikuar me gazetaret. Kreu i qeverise foli per nje dialog ne zhvillim e siper me socialistet, te cilet kane paraqitur rreth nje muaj me pare propozimet e tyre per hetimin e zgjedhjeve.

“Në propozimet e tyre ka elementë racionalë për të cilët ne jemi plotësisht të gatshem. Ne te tjerat, mendoj se, nepermjet nje mirekuptimi bilateral, sepse nje kompromis arrihet jo mbi baza ultimative, kurre, nje kompromis arrihet mbi baza koncensionesh reciproke dhe une mendoj se, nese ekziston vullneti i PS-së, kushtetetuta dhe ligjet e vendit japin zgjidhje te plote problemit, ne perputhje me rezoluten e Parlamentit Europian”, tha Berisha.

Megjithese foli per domosdoshmerine e koncensione te dyanshme, kryeministri Berisha nuk dha detaje, por perseriti qendrimin qe ka mbajtur ne darken e Strasburgut, se eshte i gatshem per rinumerim votash, qofte edhe me ndryshim rezultati, nese kete e vendos gjykata.

“Nese respektohen procedurat ligjore dhe vendosim keto pricedura, qe te rinumerohen, absolutisht jam per rinumerimin e plote te cdo vote dhe te ndryshimit te cdo rezultati. Se une nuk mund te pranoj kurresesi te trembem nga e verteta. Edhe sikur ta di se do humbas tre mandate apo do te fitoj tre mandate, ne radhe te pare une dua te jem i vertete. Por te them qe do te numeroj votat, por rezultati nuk ndryshon kjo nuk eshte serioze. Serioze eshte te vendosin institucionet dhe ne te respektojme plotesisht vendimet e tyre, pa asnje kompleks. Por ama, ka nje vendim perfundimtar gjykate, sepse po te mos qe ky, absolutisht do te ishin numeruar jo nje por 10 here”, tha Berisha.

Kreu i qeverise nuk ngurroi te lidhte qendrimet e Partise Socialiset me zgjedhjet lolale te majit 2011, por I pyetur nga gazetaret, mohoi zerat se socialistet I kishin ofruar kompromis per te siguruar fitoren ne bashkine e Tiranes.
 
“Pazare per ndarje pushteti, ne menyre absolute dhe kategorike nuk behen jashte vullentit te qytetareve shqiptare.Por dua te theksoj se nukka asnje propzim te tille nga PS, qe e tí japim bashkine e tiranes. Druaj shume se gjithe kjo qe behet ,behet per te mos marre pjese ne zgjedhje, por  uroj qe zoti Rama te gjeje te gjithe kurajon per te kandiduar dhe e garantoj se do te kete nje kandidat te forte perballe”, tha Berisha, pa thënë emrin e këtij kandidati.
 

Top Channel