Iran, aktivizohet reaktori bërthamor

21/08/2010 10:55

Irani ka aktivizuar reaktorin e parë bërthamor, të ndërtuar nga Rusia.

Sipas zëdhënësit të programit nuklear në Tehenar, mbushja e depozitave të reaktorit do të zgjasë dy javë dhe do të vëhet nën mbikëqyrjen e Agjencisë për Energjinë Bërthamore të OKB-së.

Më pas do të duhen dy muaj përpara se reaktori të arrijë 50 përqind të kapacitetit të tij.

Top Channel