Australi, votojnë 14 milionë zgjedhës

21/08/2010 08:30

Ka nisur votimi në Australi për rinovimin e Dhomës së Deputetëve dhe të 40 prej 76 vendeve në Senat.

Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit me orën lokale.

Pritet që të bëjnë zgjedhjen e tyre 14 milionë votues, ndërkohë që qendrat mbyllen në orën 18:00. Kryeministrja laburiste Julia Gillard u kërkon zgjedhësve ta votojnë për të kompletuar mandatin e saj pasi ndodhet në këtë post vetëm prej pak muajsh. Sondazhet flasin një fitore të ngushtë të laburistëve.

Top Channel