Afganistan, vriten katër ushtarë të ISAF

21/08/2010 11:30

Ditë e përgjakshme për ushtarët e Forcës Ndërkombëtare të Asistencës së Sigurisë së NATO-s.Katër ushtarë të ISAF kanë gjetur vdekjen.

Dy prej tyre janë ushtarë australianë. Ngjarja ndodhi pas një shpërthimi ku gjetën vdekjen edhe civilë.

Sipas faqes së pavarur icasualties.org, ka shkuar në 445 numri i ushtarëve të vrarë në Afganistan që prej fillimit të vitit 2010.

Top Channel