Whitesnake, basisti Devin bashkohet me grupin

20/08/2010 09:20

Pas shumë muajve spekulime, grupi i muzikës rock, Whitesnake ka njoftuar bashkimin e basistit me grupin të 35 vjecarit Michael Devin.

Në të shkuarën ai ka luajtur me Lynch Mob dhe bateristin e Whitesnake, Brian Tichy. Me bashkimin e këtij anëtari, grupi kompletohet dhe do të nisë punën për albumin e ri bashkë me pjesëtarët e tjerë, kitarristin Dough Aldrich e organistin Timothy Drury.

“Eshtë një nder që bëj pjesë në grupin Whitesnake. Jam një fans i madh i tyre. Historia e David është shumë e pasur dhe unë jam shumë krenar që ndodhem këtu”, shprehet Michael.

 

Top Channel