Sharapova: Cernobili më ndryshoi jetën

19/08/2010 10:45

24 vite më parë katastrofa e Cernobilit tranformoi jetën e mijëra personave.Tenistja bukuroshe Maria Sharapova nuk kishte lindur ende, por edhe ekzistenca e saj u kushtëzua nga ajo ngjarje tragjike.

Kështu rrëfen vetë kampionia me origjinë bjelloruse në një intervistë dhënë për Espn, televizionin që e ka shoqëruar në vendet ku ka jetuar familja e saj.

“Prindërit e mi lanë gjithcka në shtëpinë ku jetonin dhe ia mbathën duke mbajtur në duar vetëm pasaportat e tyre”, thotë Maria.

Në vitin 1986 prindërit e tenistes jetonin në Gomel, qytet pranë Bjellorusisë, pranë kufirit me Ukrainën. Mamaja e Sharapovës ishte shtatzanë dhe u detyrua të ikte larg vendit të tragjedisë për t’i siguruar një jetë të shëndetshme vajzës së saj. Kampionia lindi pas pak në Siberi, ku emigroi familja e saj.

Në moshën 6-vjecare në Moskë, Sharapova takoi Martina Navratilovën, e cila besoi fort në aftësitë e Marias dhe i sugjeroi familjes që të transferohej në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel