Rusia mund të importojë grurë

19/08/2010 12:15

Si në kohën e Bashkimit Sovjetik, Moska mund t’i rikthehet importimit të sasive të mëdha të grurit, pasi çereku i mbjelljeve të saj është shkatërruar.

Shkaku është temperaturat e larta dhe zjarret.

Në 2010-2011, Rusia mund të marrë nga jashtë më shumë se 5 milionë tonë grurë.

Megjithatë disa ditë më parë, Putin pasi lajmëroi bllokimin e përkohshëm të eksportit të grurit rus, garantoi se vendi nuk do të ketë nevojë për të blerë në tregun ndërkombëtar.

Top Channel