Pakistan, kriza humanitare thellohet më tej

19/08/2010 12:10

Kriza humanitare në Pakistan e shkaktuar nga përmbytjet e mëdha sa vjen dhe thellohet.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se në provincën e Pujabit dhe Sindhit 4 milion persona kanë mbetur të pastrehë.

Gjithsej 8 bilionë njerëz kanë nevojë për ndihmë ugjente ndërkohë sot Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të adresojë Asamblenë e Përgjithshme pas vizitës në Pakistan.

Ai pritet t’i kërkojë anëtarëve të Asamblesë të kontribojnë më shumë për fondin e ngritur për t’i ardhur në ndihmë Pakistanit.

Gjatë vizitës së tij në Pakistan zoti Moon tha se nuk kishte parë kurrë katastrofë të tillë.

Një e pesta e vendit është shkatërruar nga përmbytjet. Qytete dhe fshatra të tërë janë zhdukur dhe miliona kanë humbur gjithçka.

Apeli i OKB-së për ndihmë nuk ka qënë aq i sukseshmëm sesa në katrastrofat e tjera natyrore.

Top Channel