Long: Barrymore, dashuria ime e përjetshme

19/08/2010 16:05

Justin Long ka marrë disa kohë pushim në lidhje me historinë e dashurisë më Drew Barrymore, por pavarësisht ulje-ngritjeve ai shpreson që miqësia ta lidhë përjetë me yllin e kinemasë.

“E vërteta është se ne e duam njëri-tjetrin. I lutem Zotit që ajo të jetë gjithmonë në jetën time. Para lidhjes ne ishim miq dhe gjithmonë do jemi të tillë”, shprehet ai. Më tej, Justin shton se ata kanë mësuar shumë nga njëri-tjetri në lidhjen 2 vjecare.

“Kemi provuar gjithcka bashkë dhe tashmë jemi në një udhqëtim të qetë”, shton Long. Kohët e fundit Drew nuk ka opranuar të komentojë zërat se ata janë kthyer sërish bashkë, duke theksuar se nuk dëshiron të flasë për jetën private. “Asnjëherë nuk do flas cfarë bëjmë apo cfarë nuk bëjmë. Tani jam aty ku më pëlqen dhe jo nuk është puna juaj”, u ka thënë ajo gazetarëve.   

Top Channel