Irak, largohen trupat e fundit luftuese amerikane

19/08/2010 08:00

Brigada e fundit sulmuese amerikane ka lënë Irakun, duke i dhënë virtualisht fund 7 vjet e gjysmë luftë.

Sipas NBC-së, Stryker-i i katërt ka kaluar kufirin me Kuvajtin.

Burime të administratës Obama saktësojnë se misioni do të ndryshojë natyrë vetëm nga “31 gushti kur brigadat e mbetura do të konvertohen në forca ndihmuese” për trupat irakiane.

Aktualisht ushtarakët amerikanë që gjenden në Irak janë 56 mijë dhe në fund të muajit do të shkojnë në 50 mijë.

Top Channel