Pakistan, priten përmbytje të tjera

18/08/2010 13:00

Paralajmërime të reja për përmbytje janë bërë në Pakistan, tre javë që pas përkeqësimit të motit.

Miliona vetë janë ende në pritje të furnizimeve të para me ndihma humanitare.

Paralajmërimet e reja kanë detyruar dhjetra mijëra vetë në veriperëndim të provincës Sind, që të largohen nga banesat e tyre.

Korrespondenti i BBC në Islamabad thotë se lajmi i fundit veçse e shton krizën e tanishme në Pakistan, ndërkohë që vëndi përpiqet të përballojë përmbytjet më të këqija në historinë e vet.

Top Channel