Jasse James s’humbet kohë, histori e re në horizont

18/08/2010 11:55

Pasi arkivoi divorcin me ish bashkëshorten Sandra Bullock për shkak të historisë me britaniken Michelle Mc Gee, mbreti i motocikletave Jase James nuk humbet kohë.

Ai është parë në shoqërinë e bukuroshes Kat Von D, e njohur si femra që tatuon yjet e hollivudit si dhe personazh në reality show-n “Miami Ink”. 41 vjecari dhe 28 vjecarja darkuan në Las Vegas të ulur përballë por ata kanë treguar sjellje shumë intime.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Kat Von D përgenjeshtron lajmin e “People” duke thënë se ata njihen prej shumë kohësh.

Top Channel