Gjykata: Jokushtetues pakti me SHBA

18/08/2010 14:05

Një gjykatë në Kolumbi ka shpallur si jokushtetuese një marrëveshje të arritur mes qeverisë në Bogota dhe Shteteve të Bashkuara e cila lejon trupat amerikane për të përdorur bazat kolumbiane.

Gjyktata Kushtetuese ka vendosur që marrëveshja të aprovohet nga Kongresi Kolumbian.

Në Kongres Presidenti Santos ka një shumicë të madhe. Por marrëveshja është kritikuar nga vënde të tjera të Amerikës Latine.

Këto vënde janë të shqetësuara për shtimin e influencës Amerikane në rajon.

Top Channel