Tel Aviv, të shtëna pranë ambasadës turke

17/08/2010 19:40

Disa të shtëna janë dëgjuar në afërsi të ambasadës tuke në Tel Aviv të Izraelit.

Lajmin e bën të ditur një zëdhënës i policisë izraelite. Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara, mendohet për marrjen peng të 10 personave, ndërsa policia nuk lejohet të afrohet pranë ambasadës.

Javët e fundit Izraeli dhe Turqia kanë ngrirë pothuajse plotësisht marrëdhëniet diplomatike për shkak të sulmit të një anijeje humanitare turke në afërsi të Gazas ku humbën jetën 9 persona.

Top Channel