Obama, bie sërish mbështetja për presidentin

17/08/2010 18:35

Presidenti amerikan, Barak Obama prek minimumin historik të mbështetjes së tij nga populli.

Vetëm 44 % e amerikanëve i mbështesin politikat e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Këtë e tregon sondazhi më i fundit i Gallup. Kjo ulje në përqindje vjen disa ditë pas miratimit të projektit për ndërtimin e një xhamie në rrënojat e Ground Zero.

Në krahasim me muajin qershor Obama ka 4 % më pak mbështetës nga radhët e amerikanëve.

Top Channel