Irak, sulm kamikaz, 60 të vdekur

17/08/2010 11:20

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi kamikaz në Bagdad.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, bilanci nuk është ende përfundimtar dhe shifra pritet të rritet.

Kamikazi që kishte veshur një jelek antiplumb, ka hedhur veten në erë në një qendër rekrutimi, pranë një grupi rekrutesh të reja në afërsi të hyrjes së ndërtesës, në qendër të kryeqytetit irakian.

Top Channel