Rrufeja ndan avionin në 3 pjesë

16/08/2010 16:30

Rrufeja godet një aeroplan Boeing 737 gjatë fazës së uljes në aeroportin e ishullit San Andes në Kolumbi duke e ndarë këtë të fundit në 3 pjesë.

Si pasojë e incidentit ka gjetur vdekjen një pasagjer dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Avioni kishte në bord 121 pasagjerë dhe ishte nisur nga Bogota për në San Andres. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se pse është marrë vendimi për uljen e avionit kur aeroporti ishte i përfshirë nga një stuhi tropikale.

Top Channel