Afganistan, ekzekutohet cifti i jashtligjshëm

16/08/2010 17:20

Një tjetër histori e frikshme e lidhur me ritet ekstremiste fetare ka tronditur Afganistanin.

Një cift është dënuar me vdekje në veri të vendit nga talebanët. 23 vjecarja dhe 28 vjecari janë goditur deri në vdekje për shkak të lidhjes së tyre. Këtë e bën të ditur guvernatori i distriktit të Imam Sahib.

Në masakrimin e ciftit kanë marrë pjesë rreth 100 persona, pjesa më e madhe e të cilëve, talebanë. Ata lexuan një deklaratë para ekzekutimit, ku vunë në dukje se gruaja ishte e fejuar ndërsa burri i martuar.

Pas vrasjes, trupat u janë kthyer familjeve. Vetëm pak ditë më parë talebanët ekzekutuan një 40 vjecare, e cila akuzohej se kishte lindur jë fëmijë jashtë martese.

Top Channel