Puthje në emër të paqes

15/08/2010 15:35

Sheshi i Nju Jorkut, “Time Square”, është populluar nga disa qindra persona, të cilët kanë shkëmbyer puthje të gjata në buze.

Ky është një prej organizimeve më të mëdha të puthjeve në grup që mbahet me rastin 65- vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Çifteve nga e gjithë bota, që u bashkuan enkas për këtë ngjarje, aktiviteti u kushtoi vetëm disa minuta puthje në buzë.

Xheni Sermas dhe partneri i saj Milton Sandoval, pjesëmarrës në këtë rast thanë: “patëm vetëm pak probleme me frymëmarrjen, por ishte shumë argëtuese”.

Ngjarja zbavitëse, përmes gjestit të puthjes kishte për qëllim reflektimin e paqes.

Top Channel