Japoni, mbahet parada e homoseksualëve

15/08/2010 15:45

Është mbajtur në Japoni “Parada e Krenarisë së Homoseksualëve”. Rreth 4 mijë persona të veshur me kostume festive kanë marshuar përgjatë rrugëve kryesore në qendër të Tokios.

Qëllimi i këtij aktiviteti kishte në fokus kërkesën për më shumë tolerancë dhe mirëkuptim për komunitetin e gay-ve, lesbikëve dhe transeksualëve.

Ndërkohe që disa japonezë përpiqen t’i shprehin hapur orientimet seksuale, prirja mbetet një tabu për shoqërine vendase. Megjithatë, në Japoni ka shumë politikanë që e kanë shprehur hapur homoseksualitetin e tyre.

“Ne kemi shumë anëtarë gay në kishë. Une jam gjithashtu një homoseksual. Mendoj që homoseksualët mund të vijnë pa u shqetësuar në kishën time”, shprehet Aika Taira, një pastor 42 vjeçar në një kishë protestante në Kanagaea, afër Tokios.

Top Channel