Zagreb, ndalohet “Ferrari”, ecte me 243 km/h

13/08/2010 17:10

Policia rrugore kroate ka ndaluar një makinë luksoze të tipit “Ferrari” që po ecte si e cmendur në një nga autostradat kryesore të vendit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, drejtuesi i automjetit po ecte me një shpejtësi prej 243 kilometrash në orë në autostradën Zagreb-Lipovac.

Burimet shtojnë më tej se pasi e kanë ndaluar, agjentët e policisë kanë arrestuar drejtuesin e makinës dhe këtë të fundit e kanë sekuestruar.

Top Channel