Përurimi i punimeve është bërë një vit më parë

13/08/2010 10:00

Ndonëse përurimi i punimeve për ndërtimin e rrugës Kukës-Shishtavec është bërë një vit më parë, përfundimi i këtij aksi shumë të rëndësishëm duket i largët.

Punimet janë ndërprerë në mes për shkak të mungesës së fondeve. Rruga nis në vendin e quajtur “Ura e Uzinës” dhe ka një gjatësi prej 26 km.

Ky aks do të lidhë tri komuna të rrethit të Kukësit me rreth 20 fshatra, por edhe një pjesë të Kosovës në zonën e Sharrit, si dhe një pjesë të Maqedonisë, ndonëse në këtë të fundit nuk ka ndonjë infrastrukturë shumë premtuese për momentin.

Për më tepër, rruga pritej të zgjidhte dy probleme shumë të rëndësishme jo vetëm për Kukësin, por dhe më gjerë.

Së pari, do të krijonte kushte për prodhimin, transportin dhe tregun e patates, pasi zona arrin tw përmbushë 55% të nevojave të të gjithë vendit, dhe së dyti do të krijonte mundësinë për zhvillimin e turizmit.

Por sado entuziastë që u bënë komuniteti dhe vetë qeveria, mungesa e fondeve ka bërë që investimi të mbetet përgjysmë.

Top Channel