Portugalia digjet nga zjarret masive

12/08/2010 12:30

Zjarrfikësit portugezë po vazhdojnë luftën me zjarret masive që kanë përfshirë pyjet dhe po përhapen në të gjithë vendin dhe që deri tani kanë vrarë dy kolegë të tyre.

50 vatra zjarri janë verifikuar gjithësej në pjesën qendrore dhe atë veriore të vendit, bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ndërsa autoritetet lokale njoftojnë se 1500 zjarrfikës janë angazhuar për të vënë nën kontroll flakët.

Deri tani rreth 18 mijë hektarë pyje dhe shkurre janë djegur, ndërkohë që temperaturat në këto zona kanë arritur në 40 gradë.

Parku i vetëm kombëtar i Portugalisë, Peneda-Genes, në veri-perëndim të vendit, është një prej zonave të kërcënuara.

Top Channel