Përplasje në Bulqizë, një i plagosur

12/08/2010 11:45

Një shofer i një firme koncesionare ne minierën e Tërnoves, në komunen e Zerqanit në Bulqizë, ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një konflikti mes banoreve të zonës dhe firmës ku ishte i punësuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së të enjtes. Nje grup banoresh nga Ternova, kane dashur te ndalojne punimet e firmes qe zoteron galerite ne kete miniere, me preteksin se pronari i saj nuk eshte i asaj zone. Konflikti ka nisur fillimisht me fjale po ka degjeneruar deri ne perdorimin e armeve.

Si pasoje e goditjeve me automatik te pakontrolluara nga banoret eshte plagosur shoferi i firmes, Zenel Grica 36 vjec.

Ai eshte transportuar menjehere ne spitalin rajonal per te marre ndihmen e pare mjekesore dhe duke qene se eshte ne gjendje  te rende shendetesore eshte transportuar drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Policia tha se eshte duke hetuar ne lidhje me ngjarjen, por ajo ende nuk ka te identifikuar personat qe qelluan me arme zjarri.

Top Channel