Irak, gjenerali kritikon planin e SHBA

12/08/2010 09:50

Një nga oficerët më të lartë të ushtrisë irakene ka kritikuar planin e Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat nga Iraku brenda fundit të vitit, duke e cilësuar atë si të parakohshëm.

Gjenerali Babaker Zebari paralajmëroi se trupat ushtarake irakene mund të mos jenë në gjëndje të marrin kontrollin edhe për të paktën një dekadë.

Shtetet e Bashkuara deklarojnë se synojnë të përfundojnë operacionet luftarake nga fundi i gushtit dhe të tërheqin trupat në fund të vitit të ardhshëm.

Uashingtoni ka dërguar 64 mijë ushtarë në Irak, 50 mijë prej të cilëve do të qëndrojnë deri në vitin 2011 për të stërvitur trupat irakene dhe për të mbrojtur interesat e SHBA në Irak.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Barack Obama është i kënaqur me progresin e bërë në Irak, gjë që u lejon trupave amerikane për t’ia kaluar përgjegjësinë e sigurisë forcave lokale.

Por gjenerali Zebari deklaroi në një konferencë në Bagdad se ushtria irakene nuk është në gjëndje të garantojë sigurinë e vendit deri në vitin 2020 dhe se SHBA duhet t’i mbajnë trupat atje deri në këtë vit.

Top Channel