14 vjet burg kuzhinierit të Bin Laden

12/08/2010 09:35

Ish-kuzhinieri i Osama bin Laden, njëkohësisht edhe shoferi i tij, është dënuar me 14 vjet burg nga një gjykatë në burgun e Guantanamos.

I lindur në Sudan, Ibrahim al Qosi, 50 vjec, pranoi se ka marrë pjesë në komplot dhe se ka mbështetur terrorizmin.

Megjithatë, ai mund të kryej një periudhë më të shkurtër dënimi për shkak të një marrëveshjeje, detajet e të cilës do të mbeten sekrete për disa javë.

Qosi, i cili u arrestua në Afganistan në vitin 2001, pranoi gjithashtu se kishte punuar si truproja e Bin Laden dhe se e kishte ndihmuar këtë të fundit t’i shpëtonte arrestimit nga trupat amerikane.

Vendimi i gjykatës do të shqyrtohet tani nga Pentagoni. Qosi u arrestua pasi trupat amerikane kryen një operacion kundër Al Kaedës në malet Tora Bora, në Afganistan.

Top Channel