Feston sot 80-vjetorin e lindjes, Trump flet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe “dhuratë” për ditëlindjen e tij. Irani akuzon për deklarata të nxituara
Qeveria amerikane ka deklaruar se planifikon t’i shesë Kuvaitit modelin e fundit të sistemit të raketave anti-balistike “Patriot”, në mënyrë që vendi të përballet me rreziqet aktuale dhe ato të ardhshme.
Agjencia për Bashkëpunimin dhe Sigurinë njoftoi Kongresin përmes një komunikate, në të cilën thuhet se Kuvaiti po kërkonte rreth 209 interceptorë raketash të tipit “MIM-104E”.
Marrëveshja ka një vlerë prej 900 milionë dollarësh, ndërkohë që rreziqet eventuale për Kuvaitin nuk ishin përcaktuara.
Por analistë të shumtë thonë se vendimi për shitjen e këtyre sistemeve është një pjesë e projektit për t’i bërë ballë kërcënimeve të Iranit.
Top Channel