Rusia vendos raketa anti-avion në Abkhazi

11/08/2010 18:40

Rusia ka deklaruar se ka vendosur një numër të konsiderueshëm raketash të tipit “S-300” në rajonin e shkëputur të Abkhazisë.

Qeveria e Gjeorgjisë, e cila refuzon të njohë pavarësinë e Abkhazisë, ka reaguar duke shprehur shqetësimin e saj nga lëvizja e Moskës.

Njoftimi vjen vetëm pak ditë pas vizitës së paprogramuar të presidentit rus Dmitri Medvedev në rajonin në fjalë.

Rusia njohu pavarësinë e Abkhazisë në vitin 2008, pasi fitoi një luftë të shkurtër me Gjeorgjinë për kontrollin e Osetisë së Jugut.

Në një deklaratë të lëshuar nga qeveria ruse, komandanti i forcave ajrore, gjenerali Alexander Zelin deklaroi se detyra e raketave anti-avion do të jetë mbrojtja e territorit të Abkhazisë dhe Osetisë.

Top Channel