Përmbytjet, Pakistani apel për ndihmë

11/08/2010 17:05

Agjencitë e ndihmave në Pakistan kanë paralajmëruar se shumë persona të tjerë do të vdesin nëse zonat e përmbytura jugore nuk do të ndihmohen nga ndërkombëtarët.

Kombet e Bashkuara bënë ditën e sotme thirrje për një ndihmë prej 459 milionë dollarësh për të ndihmuar 14 milionë banrët e prekur nga përmbytjet. Sipas OKB, deri tani janë vrarë 1600 persona.

Ndërkohë, kompania e bamirësisë Oxfam në Mbretërinë e Bashkuar i ka cilësuar përmbytjet si një “megakatastrofë” që kërkon një “megapërgjigje”, e cila deri tani nuk ka ardhur.

Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën e OKB-së paralajmëroi sot kërcënimin serioz që i kanoset jetesës dhe sigurisë së ushqimeve në zonat e përmbytura.

“Shkatërrimet e lëna nga ujërat në veri dhe në qendër të vendit mund të përkeqësohen nëse ujërat vazhdojnë drejt jugut”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, guerrilasit talebanë ofruan 20 milionë dollarë ndihmë dhe kërkuan nga qeveria refuzimin e ndihmës perëndimore.

Top Channel