Humb jetën Ted Stevens

11/08/2010 14:10

Ish senatorit amerikan, 86 vjeçari Ted Stevens humbi jetën pas rrëzimit të avionit në Alaska.

Zyrtarët thanë nga aksidenti humbën jetën pesë persona, ndërsa katër të tjerë mundën të shpëtojnë.

Dy prej të pagosurve janë ish-shefi i NASA-s, Shon O Kif dhe djali i tij adoleshent.

Pjesët e avionit u gjetën në zonën malore, pranë qytetit Diling Emit, në Alaska.

Presidenti amerikan Barak Obama përmes një deklarate i bëri homazh veteranit të luftës së dytë botërore, Senatorit Ted Stivens.

Ai u zgjodh për 40 vjet në senatin amerikan dhe ishte republikani me karrierën më të gjatë.

Top Channel