Alarm i rremë për bombë në QTU

11/08/2010 13:35

Rezultoi i rremë alarmi për vendosjen e një bombe në Qendrën Tregtare Univers, pas kryerjes së verifikimeve të bëra nga policia.

Alarmi ishte dhënë nga një telefonatë anonime në sallën operative të policisë.

Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e prejardhjes së telefonatës.

Puna në qendrën tregtare ka filluar normalisht.

Top Channel