Tiranë, grabitet filiali i një banke

10/08/2010 11:05

Filiali i një banke është grabitur para pak castesh nga një grup personash të armatosur, në rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave autorët e grabitjes ishin tre vetë, të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri.

Sipas burimeve, agjentët e policisë kanë nisur hetimet për identifikimin e tyre, ndërkohë që shuma e saktë e parave të vjedhura nuk dihet ende.

Top Channel