Spanjë, kokaina hynte nga pelegrinët e rremë

10/08/2010 18:30

Është shkatërruar në Barcelonë një organizatë trafikantësh amerikanojugorë të kokainës që përdorte pelegrinë të rreme për të transportuar drogën.

Policia spanjolle ka vënë në pranga 17 persona dhe ka sekuestruar 36.6 kilogramë kokainë.

Droga vinte në Spanja kryesisht nga Paraguaji dhe Republika Domenikane me avionë me korrierë që prezantoheshin si pelegrinë që ishin duke shkuar në Lourdes.

Një laborator është shkatërruar në qytetin spanjoll.

Top Channel