Kinë, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

10/08/2010 09:55

Skuadrat e shpëtimit në veri-perëndim të Kinës po vazhdojnë kërkimet për mbi 1 mijë persona që konsiderohen të zhdukur pas rrëshqitjeve masive të tokës, që u morën jetën 337 personave.

Më shumë shira të dendura parashikohen të bien në provincën Gansu dhe meteorologët paralajmërojnë se zona do të jetë gjithashtu një nga ato që do të preket nga tajfuni Dinamu.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë nga vendngjarja se zona është e mbushur me baltë, e cila ka mbuluar edhe shtëpitë.

“Rreth meje ka të afërm të personave të humbur që janë të trembur dhe të tronditur. Ata mendojnë se tre nga katër familjarët e tyre janë mbuluar nga balta, por nuk mund të jenë të sigurtë”, ka deklaruar korrespondenti i BBC, Chris Hogg.

Top Channel