Ki Moon, apel për të ndihmuar Pakistanin

10/08/2010 08:00

Kombet e Bashkuara do të bëjnë një apel për të ndihmuar Pakistanin në përballjen me përmbytjen më të rëndë në 80 vjet.

Sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon bëri një thirrje urgjente për donacione “bujare”, për t’i ardhur në ndihmë Pakistanit në këtë periudhë të vështirë.

Një zyrtar i OKB-së ka deklaruar se katastrofa ka prekur rreth 14 milionë persona, duke eklipsuar shkallën e tsunamit në oqeanin indian në vitin 2004.

Të paktën 1600 persona është e sigurt se kanë vdekur deri tani në Pakistan. “Ne do të bëjmë së shpejti një apel për qindra miliona dollarë për t’iu përgjigjur nevojave imediate”, ka deklaruar Ki Moon në një konferencë për shtyp.

Autoritetet e OKB-së dhe qeveria pakistaneze kanë kërkuar më shumë ndihma ndërkombëtare duke qenë se stina e shirave nuk po përfundon.

Top Channel