Kastro: Obama mund të vritet

10/08/2010 18:10

Fidel Kastro i kthehet paralajmërimeve se Obama mund të vritet. “Fakti që nuk ka ndodhur ende është çështje fati”, është shprehur ai.

“Mund të vrasin Obamën, por nuk mendoj se do ta bëjnë tani. Megjithatë ai duhet të mbrohet. Dhe ai di të kujdeset për veten. Njerëzit që ka zgjedhur për sigurinë e tij janë profesionistë të vërtetë. Asnjë nuk mund t’i korruptojë”, është shprehur ish-presidenti kubanez.

Ai ka përsëritur edhe njëherë kërkesën e tij ndaj Obamës për të evituar një luftë bërthamore me Iranin, duke u shprehur optimist.

Top Channel