Gates propozon shkurtime për ushtrinë

10/08/2010 09:35

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka rekomanduar shkurtimin e një prej 10 komandave më të mëdha të ushtrisë amerikane në kuadër të një plani të ri për shpërndarjen e fondeve të mbrojtjes.

Gates tha se njësia Joint Forces Command do të mbyllet, përdorimi i mërcenarëve do të shkurtohet dhe numri i gjeneralëve dhe admiralëve do të reduktohet.

Ai ka deklaruar se me këto shkurtime kërkon të kursejë rreth 100 miliardë dollarë në buxhetin e ushtrisë amerikane për pesë vitet e ardhshme.

Gates ka theksuar gjithashtu se kështu synon që t’i hapë rrugën rritjes së shpenzimeve për trupat që janë në vijën e parë të luftës.

Në një konferencë të mbajtur në Pentagon, Gates nënvizoi se ushtria dhe kostot e saj janë rritur shumë që pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Top Channel