Sulmi izraelit, Netanyahu para komisionit hetimor

09/08/2010 14:15

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para një komisioni hetimor se Izraeli veproi sipas ligjeve ndërkombëtare kur forcat ushtarake sulmuan një flotë anijesh që po dërgonin ndihma në gaza në muajin maj.

Netanyahu u shfaq përballë një komisioni publik që po heton vrasjen e 9 aktivistëve turq gjatë këtij sulmi, ndërsa autoritetet izraelite premtuan se hetimi do të jetë i detajuar dhe i paanshëm.

“Jam i bindur se në fund të hetimit do të bëhet e qartë se shteti i Izraelit dhe forcat e tij ushtarake vepruan sipas ligjit ndërkombëtar. Ndërhyrja ushtarake ishte e nevojshme për të mos lejuar mbërritjen e armave në rripin e Gazës dhe ne vepruam vetëm atëherë kur u bindëm se vendi ynë ishte në rrezik”, deklaroi Netanyahu.

Kryeministri izraelit nuk kurseu as ironinë për Turqinë, sipas së cilës vrasja e aktivistëve të saj është terrorizëm i sponsorizuar nga shteti.

Top Channel