Spanjë, tensione në partinë e Zapatero

09/08/2010 18:45

Tensione dhe përplasje në partinë e kryeministrit Zapatero, i cili është detyruar të organizojë zgjedhje për të caktuar kandidatin e tij për presidentin e rajonit të Madridit.

Sekretari i socialistëve madrilenë, Tomas Gomez ka refuzuar të tërhiqet, sic i kërkonte kreu i qeverisë, dhe të mbështesë ministrin e Shëndetësisë, Jimenez.

Kush do të fitojë do të përballet në vitin 2011 kundër presidentit aktual të Komunitetit të Madridit, Esperanza Aguirre, e njohur ndryshe si “gruaja e hekurt”.

Top Channel