Moskë, dyfishohet shifra e vdekshmërisë

09/08/2010 19:10

Autoritetet shëndetësore në Moskë kanë konfirmuar se shifra e vdekshmërisë është dyfishuar për shkak të valës së të nxehtit dhe smogut të krijuar nga zjarret masive që kanë përfshirë vendin.

Ministri i Shëndetësisë, Andrei Seltsovsky ka deklaruar për mediat se në morgjet e kryeqytetit është dyfishuar numri i trupave që vijnë të vdekur.

Ndërkohë, gjëndja e jashtëzakonshme është shpallur rreth një impianti bërthamor në jug të Uraleve, për shkak të afrimit të zjarreve.

Gjithashtu, në vend është paralajmëruar një rënie e ndjeshme e korrjes së grurit, pikërisht për shkak të zjarreve masive.

Vetë kryeministri Vladimir Putin deklaroi se për shkak të zjarreve dhe thatësirës të korrurat do të jenë më negative nga sa parashikohet.

Top Channel