Kinë, 337 të vdekur nga rrëshqitja e tokës

09/08/2010 19:30

Numri i vdekjeve për shkak të rrëshqitjes së tokës në veri-perëndim të Kinës është rritur në 337, ndërkohë që 1148 persona të tjerë konsiderohen të humbur.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Xinhua”, sipas të cilës rrëshqitjet në kontenë Zhouku, në provincën Gansu, janë shkaktuar nga shirat e dendura që kanë përfshirë zonën nga dita e shtunë.

Copëza toke bllokuan rrjedhën e lumit, i cili ka dalë nga shtrati duke dërguar ujin, gurë dhe baltë në shtëpitë e ngritura në disa fusha.

Më herët gjatë ditës së sotme bilanci i viktimave ishte 137 të vdekur dhe 1348 të humbur, saktëson më tej agjencia e lajmeve.

Rrëshqitjet e tokës në Gansu erdhën në një moment kur Kina po përballej me përmbytjet më të këqija të regjistruara në dekadën e fundit.

Top Channel