Afganistan, vriten dy marinas amerikanë

09/08/2010 14:45

Dy marinsa amerikanë janë vrarë të shtunën gjatë një tentative arratisjeje të një të burgosuri në provincën afgane të Helmandit.

I burgosuri, ka bërë të ditur Isaf, është arratisur nga një dhomë që kishte shkuar për t’u lutur, duke arritur të posedojë një pushkë me të cilën është përballur me forcat afgane dhe të koalicionit.

Të dy marinsat janë vrarë ndërsa ishin duke kapur të arratisurin që më pas është goditur për vdekje.

Top Channel