Tragjedi në kampionatin botëror të saunës

08/08/2010 11:35

Tragjedi në kampionatin botëror të saunës. Finalisti rus, në këtë kompeticion që zhvillohet qysh prej 1999 në Finlandë, Vladimir Ladizhinski gjen vdekjen gjatë konkurimit me finlandezin Timo Kaukonen që shtrohet në gjendje të rëndë në spital

Finlandezi Timo Kaukonen 40 vjeç dhe 60 vjeçari rus, Vladmir Ladizhenski u shtruan në gjendje të rëndë në spital. Pak çaste më vonë kampioni rus i saunës gjen vdekjen ndërsa Kaukonen ndodhet ende në gjendje të rëndë.

Menjëherë pas tragjedisë, organizatori Osi Arvela njoftoi ndërprerjen e aktivitetit. Ndërkaq sipas edicionit online të BBC-së policia finalndeze ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht tragjedinë, ndërsa vetë organizatorët këmbëngulin se gjithçka është zhvilluar sipas rregullave dhe konkurentët i ishin nënshtruar më parë një test mjekësor.

Në kompeticionin e sivjetëm ishin regjistruar si pjesëmarrës 135 konkurentë nga 15 vende të botës.

 

Top Channel