Peniani sekuestron peshkarexhën koreano-jugore
08/08/2010 17:00
Një peshkarexhë koreano-jugore është ndaluar prej autoriteteve koreano-veriore në kohën kur në kufirin ujor mes dy vendeve po zhvillohen manovrat luftarake të marinës së Seulit.
Në bordin peshkarexhës njoftohet se ndodheshin 7 peshkatarë të cilët po mbahen prej autoriteteve ushtarake të Penianit.
Sekuestrimi vjen në një kohë kur Seuli njoftoi se nuk do të toleronte asnjë lloj provokimi gjatë 5 ditëve të manovrës luftarake, më e madhja e ndërmarrë ndonjëherë nga marina vendase.
Top Channel