Olldashi inspekton punimet në Sarandë-Konispol

08/08/2010 16:15

Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi inspektoi punimet në autostradën Sarandë-Konispol, një investim i përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke me vlerë 29 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Transporteve deri tani ka përfunduar asfaltimi në më shumë se gjysmën e rrugës që ka një gjatësi totale prej 40 kilometrash.

Ministri Olldashi është shprehur i kënaqur me ritmin e lartë të punimeve. Gjatë vizitës në këtë zonë Olldashi ka inspektuar edhe punimet në segmentin Kanali Cukës – Butrint, një projekt tjetër me vlerë 1.2 miliardë lekë që po realizohet me fondet e buxhetit të shtetit.

Top Channel