Medvedev në Abkhazi

08/08/2010 14:30

Presidenti rus, Dmitri Medvedev po zhvillon një vizitë suprizë në Abkhazi, rajonin e kontestuar mes Gjeorgjisë dhe Rusisë.

Medvedev u takua me liderin e krahinës abkhaze dhe liderin e Osetisë së Jugut, që të dyja krahina të cilat njihen si shtete të pavaruara nga Moska pas konfliktit të shkurtër të 2008-ës mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Medvedev premtoi bashkëpunim financiar dhe ndihma ekonomike për të dy rajonet të cilat Gjeorgjia i cilëson si rajone të pushtuara nga Rusia.

Analistët pohojnë pavarësia e dy rajoneve është mjaft larg pasi lidhjet e tyre me Moskën janë jetike.

Top Channel